Një autobus i udhëtarëve është djegur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për autobusin e kompanisë “Beni 2” që qarkullon e linjës Podujevë-Prishtinë.
Autobusi ishte duke lëvizur ndërsa mësohet se askush nuk është lënduar.
Për ta shuar zjarrin në vend të ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. /kp/