Site icon Telegrafi

Digjet anija turistike, lëndohen 19 persona

Siç raportojnë mediat e huaja, 19 persona janë lënduar por askush nuk është në rrezik për jetën kur një anije është djegur dhe është fundosur anija turistike në brigjet e Australisë, bëhet e ditur nga policia.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur t’i shpëtojnë 46 udhëtarët, thuhet në deklaratë, ndërsa transmeton AP.

Udhëtarët e lënduar janë dërguar në spital në qytetet Bundaberg dhe Gledstoun.

Shumica e udhëtarëve kanë qenë turistë kinezë, raportojnë mediat.

Exit mobile version