Site icon Telegrafi

Digjet 82 vjeçarja në Manastir

Tragjedia ka ndodhur fshatin Optiçar të Manastirit, kur Vasilka. B, 82 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që kishte kapluar dhomën ku po flinte.

Sipas informacioneve të para, shkaqet për shpërthimin e zjarrit ka qenë një ngrohëse e cila ishte pranë krevatit ku po bënte gjumë e moshuara.

Viktima nuk ka arritur që t’i shpëtojë flakëve që kishin mbërthyer krevatin dhe dhomën.

Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin pas disa orëve, mirëpo nuk kanë arritur që ta shpëtojnë të moshuarën. /Telegrafi/

Exit mobile version