Tre vetura mëngjesin e sotëm janë djegur në rrugën “Miroskav Krlezha” në Shkup, njoftoi policia.
Në njësinë për të dhëna dhe komandë – Shkup në mëngjes rreth orës 05:18 është raportuar se në rrugën “Miroslav Kërlezha” është vërejtur veturë e djegur “Range Rover” me targa nga Ohri, pronësi e firmës nga Ohri. Nga zjarri janë përfshirë dhe pjesërisht janë dëmtuar edhe dy vetura “Opel Insignia” dhe “Toyota Jaris” dhe të dyja me targa nga Shkupi.
Rreth orës 05:10 zjarri është lokalizuar nga ekipet e Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Shkup.
Ndërsa nga policia thonë se janë ndërmarrë masa për përcaktimin e shkaqeve për zjarrin dhe zbardhjen e rastit. /Telegrafi/