Dy automjete në pronësi të një shtetasi janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë të Selenicës së Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:17.
Sipas policisë, zjarri që ka rënë në fshat ka përfshirë dy automjetet, megjithatë nuk përjashtohet pista e zjarrvënies së qëllimtë, për të dëmtuar apo kërcënuar shtetasin me iniciale T. K.
Një tjetër makinë është djegur në qytetin bregdetar një natë më parë. Rreth orës 23:15, pranë ish-ushqimores i është vënë flaka me benzinë makinës së B. D.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e incidentit. /TCH/