Tre autobusë urbanë të linjës së “ish-uzinës së Autotraktorëve” në Tiranë janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkozës.
Autobusët kanë qenë të parkuar në momentin e ngjarjes, teksa dëmet janë kolosale, pasi ata pothuajse janë shkrumbuar.
Policia ka shkuar në zonë dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe mundësia që të kemi të bëjmë me një rast zjarr vënie të qëllimshme.
Fillimisht flakët kanë nisur te njëri prej autobusëve. Më pas zjarri ka depërtuar edhe te 2 urbanët e tjerë që ndodheshin aty afër.