Në fshatin Llozicë të Malishevës, saktësisht në vendin e quajtur “Të Pishat”, sot kanë marrë flakë pishat në një sipërfaqe prej rreth një hektar.
Ngjarja ka ndodhur sot pasdite, rreth orës 14:00. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Rreth orës 14:00 ka ndodhur një zjarrëvënie në fshatin Llozicë, në vendin e quajtur “Të Pishat”, afërsisht diku një hekatar ku janë djegur dru teknik, ose pisha. Në vendin e ngjarjes kanë dalur zjarrëfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk ka të lënduar. Nuk dihet për momentin se çka e ka shkaktuar zjarrin”, tha Gjurkaj. /Telegrafi/