Site icon Telegrafi

Digjen ormanët e rrymës në Kodrën e Trimave

Në një video të dërguar nga një lexues i Telegrafit shihet se si digjen ormanët e orëve të rrymës së KEDS-it në rrugën “Zenel Bajraktari” në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, për Telegrafin ka konfirmuar se ekipet e KEDS-it kanë qenë duke punuar aty dhe i kanë ndërmarr menjëherë masat në evitimin e secilit rrezik potencial.

“Ekipet e KEDS-it kanë qenë duke punuar aty dhe i kanë ndërmarr menjëherë masat në evitimin e secilit rrezik potencial. Këto janë pronë e KEDS-it dhe do të vendosen nga KEDS-i. Nuk ka asnjë dëm tjetër. Sa i përket zjarrit, ekipet kanë bërë maksimumin që ai të shuhet”, tha për Telegrafin, Buzhala. /Telegrafi/

Exit mobile version