Site icon Telegrafi

Digjen nga flakët kodrat e Orikumit në Vlorë

Një vatër zjarri është konstatuar në mesditë në kodrat e Orikumit në Vlorë. Zjarri që ka rënë si pasojë e djegies së një transformatori të energjisë elektrike po ndihmohet nga era për tu përhapur shumë pranë zonave të banuara.

Për pasojë është djegur një pjesë e kodrës, disa rrënjë ullinj dhe territor me bimësi.

Fal ndërhyrjes në kohë të ekipit të zjarrfikëses së Vlorës, është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e vatrës së zjarrit.

Tashmë ka përfunduar rreziku edhe për banesat në zonë. Dyshohet se zjarrvënia mund të jetë edhe e e qëllimshme, krahas shkakut të transformatorit të energjisë.

Policia pritet të nis hetimet për rastin në fjalë edhe në këtë drejtim.

Exit mobile version