Telegrafi

Digjen dy vetura të Qeverisë

Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi djegien e veturave qeveritare.

Ajo bëri të ditur se njëra veturë e Qeverisë është djegur në lagjen Bregu i Diellit, ndërsa tjetra në Dardani.

Ahmeti nuk ka bërë të ditur detaje tjera, pasi sipas saj, hetimet janë duke u zhvilluar. /Telegrafi/