Telegrafi

Digjen dy vetura të EVN-së në Tetovë

Në lagjen “Potok” dhe në lagjen Bllok 70 janë djegur dy vetura të EVN-së.

Veturat tashmë ishin larguar nga vendi i ngjarjes kurse nga Njësiti për intervenim gjatë zjarreve thanë se kanë pasur shumë paraqitje nga qytetarët për djegien e veturave në këto dy lagje.  EVN është kompani që sjell energjinë elektrike nga furnizuesit shtetëror ELEM dhe MEPSO.

Lexo po ashtu Xhaferi: Djegia e veturave të EVN-së nuk i ndihmon zgjidhjes së problemeve që i kemi paraqitur në protestë

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate. Uka Aliti, zjarrfikës nga Tetova, tha para gazetarëve se veturat ishin dëmtuar plotësisht.

Ora 08:05 vetura e djegur në “Bllok 70” ishte larguar nga vendi ku ishte djegur.

Përndryshe, të enjten e kaluar dhe sot (e premte, 14 gusht) organizohen protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. /Telegrafi/