Telegrafi

Digjen dy vetura në Shkup, nuk ka të lënduar

Sot në mëngjes në ora 02:47 në SPB Shkup është raportuar se në parkingun në rrugën “Kosturska” në Shkup ka shpërthyer zjarr në automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit në pronësi të Lj.I.E. nga Shkupi dhe automjetit “Peugeot” me targa të Shkupit, në pronësi të E.K (44) nga Shkupi.

Sipas policisë, nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi i policisë së SPB Shkup./Telegrafi/