Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, ka shpërthyer zjarr në dy automjete të parkuara, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S.H, raporton A2 CNN. Për fat të mirë, nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur lëndime në njerëz.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Për momentin, po punohet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Ky incident ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kërkojnë masa të shtuar sigurie për të parandaluar ngjarje të tilla. Ndërkohë, policia bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione të dobishme mbi ngjarjen. /Telegrafi/