Telegrafi

Digjen dy depo në Prizren

Në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren janë përfshi nga zjarri dy depo.

Njëra nda depot ishte e mbushur me ambalazhe plastike, ndërsa tjetra me material higjienik, njofton Policia përmes një komunikate për media.

Sipas viktimave vlera e dëmit të shkaktuar në dy depo është rreth 200.000 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.