Në orët e para të mëngjesit dy automjete në Vlorë janë përfshirë nga flakët.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Nartë, ndërsa dy automjetet që janë përfshirë nga flakët janë në pronësi të një 49-vjeçari.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. /Telegrafi/