Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tetovës, ku si pasojë ka edhe të vdekur.
Burime të Telegrafit Maqedoni konfirmojnë se zjarri ka kapluar disa shtëpi në rrugën “Goce Dellçev”. Jozyrtarisht, zjarri është shkaktuar nga kamini.
Konfirmohet se ka edhe të vdekur, ndërkaq zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, ka njoftuar se informacione të detajuara do të ketë gjatë ditës. Zjarri në këtë lagje është konfirmuar edhe nga Brigada e Zjarrfikësve të Tetovës./Telegrafi/