Site icon Telegrafi

Digjen dhjetëra koshë për mbeturina në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Autorët të panjohur kohët e fundit kanë shkatërruar dhe djegur dhjetëra koshë për mbeturina në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, informojnë nga NP “Higjiena Komunale-Shkup”.

Nga atje shtojnë se koshët për mbeturina ishin vendosur disa muaj më parë, më saktësisht në tetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Shoqatës së Esnafëve të Çarshisë, me qëllim ngritjen e nivelit të higjienës në Çarshinë e Vjetër, i cili është një vend turistik në qendër të qytetit.

“Gjatë instalimit të koshave të vegjël të mbeturinave kemi dërguar një mesazh që presim që qytetarët me qëndrimin dhe veprimet e tyre t’i mbajnë ato funksionale dhe të padëmtuara për një kohë të gjatë, ndërsa sot kërkojmë që shkatërrimi i pajisjeve të ndalet menjëherë, duke marrë parasysh faktin se gjatë vitit 2019, janë djegur 137, ndërsa prej fillimit të vitit janë djegur gjashtë kontejnerë për hedhjen e mbeturinave”, tha drejtori i “Higjienës Komunale”, Abdusamed Shabani./Telegrafi/

Exit mobile version