Në ora 03:35, në lagjen Dardania në Prishtinë, respektivisht në një parking afër rrugës “Lekë Dukagjini”, është raportuar për zjarr, ku si pasojë janë dëmtuar 11 vetura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit.
Sipas hetimit fillestar dyshohet se nga ndezja e mbeturinave është shkaktuar zjarri, i cili ka përfshirë 11 automjete, 4 prej të cilave janë dëmtuar pothuajse tërësisht.
Zjarri është lokalizuar në ora 04:35 dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Aktualisht policia në bashkëpunim me institucionet relevante është duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/