Telegrafi

Digjen 50 ari të mbjella me grurë në Rahovec

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zjarrvënie në Rahovec.

Sipas raportit të policisë thuhet se është përfshi nga zjarri një sipërfaqe rreth 50 ari e mbjell me grurë si dhe një vresht.

Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/