Telegrafi

Digjen tri banesa gjatë natës në Berat – vdesin babë e bir, dyshohet për një viktimë të tretë

Gjatë natës në banesën e shtetasit J. V. në Berat ka rënë zjarr, e për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur.

Raportohet se babë e bir kanë humbur jetën dhe se dyshohet për një viktimë të tretë.

Policia njofton se zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R. S. dhe P. N. si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M. H. në lagjen Muzakaj.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë këqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. /TCH/