Telegrafi

Digjen 200 hektarë pyje me pisha në Makedonski Brod, ARM kontribuon në lokalizimin e zjarrit

Pyll me pisha prej rreth 200 hektarëve është kapluar nga zjarri në atarin e fshatrave Trebovle dhe Blizansko, afër Mekedonski Brodit. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy aeroplanë dhe 56 pjesëtarë të ekipeve për reagim të shpejtë, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Zjarri kaploi terren të pakalueshëm ku ishin të pranishëm edhe katër automjete zjarrfikëse, si dhe rreth 20 persona nga pushteti lokal.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe dy helikopterë MI 8/17 nga brigada zjarrfikëse e ARM-së.

Gjatë disa ditëve të kaluara, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, pilotët e ARM-së kanë hedhur 28 tonë ujë, të cilat kontribuojnë për zvogëlim të intensitetit të zjarrit dhe në ndërprerje të përhapjes së mëtutjeshme./Telegrafi/