Telegrafi

Digg Reader vjen në iOS

Mirëpo, Digg Reader nuk vjen si aplikacion i veçantë. Kjo, pasi kompania ka vendosur ta shtojë shërbimin si funksion të ri në kuadër të aplikacionit të saj ekzistues mobil. 

Shërbimi grumbullon artikujt nga faqet dhe blogat më të mirë, për tu mundësuar përdoruesve të saj të jenë në ngjarje me të rejat e fundit të cilat publikohen në internet.

Lajmi për shërbimin e ri të Digg, vjen pak kohë para se Google Reader ta mbyll shërbimin e saj, gjë e cila do të ndodhë më 1 korrik, siç edhe është paralajëmruar më herët.

Në ndërkohë, AOL Reader është lëshuar të hënën, ndërsa pritet që edhe Facebook është duke shikuar mundësinë e debutimit të shërbimit të saj të lajmeve, të bazuar në RSS feed. / Telegrafi /