Telegrafi

Digën “nuk e mbajnë më këmbët”, dorëzohet para fuqisë së ujit (Video)

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një digë “dështon” të ndalë ujin dhe “rrëzohet”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në liqenin Dunlap, që është në verilindje të San Antonio.

Siç bëhet e ditur tutje, zyrtarët e quajnë këtë një “dështim të pjesshëm të digave”, por ata nuk po thonë se çfarë e ka shkaktuar atë.

Megjithatë, ata thanë se niveli i liqenit ra gati 2 metra në vetëm disa orë.

Nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë dëm në drejtim të rrymës, por zyrtarët thonë se uji është ende duke lëvizur më shpejtësi më të madhe se normalja. /Telegrafi/