Diga e Gradçes në afërsitë Koçanit i është dhënë në koncesion shoqatës së peshkimit ”Peshkatari i Koçanit”, për peshkim sportiv dhe rekreativ, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të gjithë të interesuarit duhet që të marrin leje nga kjo shoqatë, e cila nga java e ardhshme do të lëshojë në përdorim bileta ditore dhe vjetore. Të dielave shoqata do të organizojë edhe aksion pastrimi rreth bregut të digës.
Përndryshe, për shkak se nuk kishte një koncesioner, diga ka qenë e ndaluar për peshkim, dy vite./Telegrafi/