Një digë e mbytur ka vrarë të paktën 30 vetë në Indonezi dhe ka detyruar mijëra njerëz të ikin nga fshatrat e tyre, thanë autoritetet të enjten.
Sipas autoriteteve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, përveç të vdekurve, nuk dihet fati edhe i 25 të tjerëve.
Agjencia për lehtësimin e fatkeqësive ka ngritur strehim të përkohshëm dhe kuzhina në terren për banorët që ikin nga ujërat e përmbytjeve.
Ato thuhet se përmbytën vendbanimet afër lumenjve në provincën Jugore të Sulawesit, duke përfshirë kryeqytetin provincial Makassar, të mërkurën dhe të enjten.
“Deri më tani kemi gjetur 30 njerëz që u mbytën ose u kapën në rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shira të forta dhe kur diga e Bili-Bilit filloi të mbytej”, tha zyrtari i agjencisë Hasriadi.
Një autostradë kryesore është bllokuar, duke bërë që autoritetet të japin ndihmën nëpërmjet helikopterit, sipas mediave.
Indonezia është një arkipelag me mbi 17,000 ishuj dhe shpesh vuan nga fatkeqësitë natyrore. /Telegrafi/