Site icon Telegrafi

Dietë e re “Weight Watcher”

Si funksionon dieta
Çdo ditë zgjidh një nga 4 mëngjeset dhe e kombinoni me një darkë nga 4 të propozuarat. Kur t’i kombinoni menytë, kujdes mos i përsërisësh shumë.

Monotonia është armikja e dietave. Në qoftë se në mes vakteve ke shumë dëshirë për të ngrënë, mund tërhiqesh nga menytë një kos, ose frut, por mos harro se nuk duhet ta hash përsëri! Mund t’i zëvendësoni frutat e menysë me fruta të tjera. Mjafton të jenë të pasura me vitaminë C.

Mëngjeset:
1 – Lëng portokalli (150m1), 2 feta të holla buke të thekur, 1 gotë qumësht pa yndyrë. 2 – Lëng ananasi ose pjeshke (pa sheqer), 2 feta të holla buke e thekur, 1 vazo kos jo i yndyrshëm. Gjithmonë kafe ose çaj pa sheqer (mund të pini edhe gjatë ditës, por jo me tepri).

Dreka:
1 – Sallatë e përzier sipas dëshirës me një lugë të vogël vaj, uthull, erëza, piper, një lëng domate dhe pak bukë.
2 – 120gr fasule të ziera (të peshuara kur janë të pagatuara) me erëza sipas dëshirës, një lugë kafeje vaj, kripë, 1/2 panine.
3 – 120gr bizele ose barbunja të ziera, 30gr djathë, një patate e zierë, kripë.
4 – Dy vezë të ziera pak, një lugë të vogël vaj dhe shkopinj me kripë.

Darkat:
1 – 100gr shpageti (të peshuara të pagatuara) me lëng domatesh (pa yndyrë), speca, kiwi ose mollë, pak bukë.
2 – 40gr oriz (i peshuar i pagatuar), 120gr gjizë pa yndyrë (në qoftë se është me yndyrë 40gr), dy lugë të mëdha vaj, dy feta pjepër (200gr).
3 – Supë me zarzavate (presh, bizele, domate), një copë buke e thekur e lyer me pak gjalpë, fruta 150gr.
4 – 120gr zarzavate, 30gr djathë, një vezë, domate, dy lugë të vogla vaj, një mollë e vogël.

Rezultati:
Dieta Weight Watcher garanton rënien 2-3 kile për 15-20 ditë, pa risqe pasi ka një ushqim të kontrolluar e të eksperimentuar.

Gjatë një diete duhet pasur parasysh:
– Të hash gjithmonë ngadalë, duke e përtypur mirë ushqimin
– Të hash gjithmonë me të tjerë
– Të hash duke përdorur thikë dhe pirun në mënyrë që koha e të ushqyerit të zgjasë sa më shumë
– Të peshoheni vetëm pas një jave, pasi përndryshe mund të dëshpëroheni dhe të ndërprisni dietën
– Të pini sa më shumë ujë pasi ai ju krijon idenë e ngopjes
– Ta shoqëroni ditën me sa më shumë aktivitete fizike
– E rëndësishme po aq sa edhe dieta është edhe periudha pas dietës. Në qoftë se keni humbur disa kile gjatë dietës duhet të dini t’i mbani ato
– Periudha pas dietës duhet të jetë e kontrolluar me shumë aktivitete fizike. Në qoftë se do t’i turreni ushqimit menjëherë pas mbarimit të dietës, do t’i rimerrni shumë shpejt ato. Gjatë dietave të gjatë, me shumë pak kalori, kur edhe humbja në peshë është shumë e madhe 1-2 kile do rimerren shumë shpejt. Por mos u dekurajoni!
– Gjendja e të pangrënit shpesh në qoftë se është e pakontrolluar mund të shoqërohet edhe me një ulje të gjendjes shpirtërore. /Telegrafi/
 

Exit mobile version