Dieta braziliane është ndër dietat më të famshme, e cila mund t’ju bëj të humbni edhe 10 kilogramë për dy javë.
Kjo dietë ekziston në dy variante: e shpejtë dhe normale, transmeton Telegrafi.
Më poshtë e keni versionin normal, pasi që versioni i shpejt është shumë i varfër në vlerat ushqyese dhe mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj, prandaj nuk rekomandohet.
E hënë
Mëngjes: Një portokall, një banane, një gotë lëng portokalli
Diçka të shpejtë: Një gotë lëng portokalli dhe një rriskë tosti
Drekë: 100 gramë peshk të vluar dhe 100 gramë sallatë me perime të freskëta
Darkë: Njëjtë si në drekë
Para gjumit: Një gotë lëng portokalli dhe një rriskë tosti
E martë
Mëngjes: Një vezë të zier dhe një gotë lëng molle
Diçka të shpejtë: Një rriskë tosti dhe një gotë lëng molle
Drekë: 100 gramë mish të gatuar, dy patate të ziera
Darkë: 200 gramë peshk të zier, një vezë të zier, pjeshka
Para gjumit: Një gotë lëng molle, një tost
E mërkurë
Mëngjes: Një gotë qumësht, një rriskë tosti
Diçka të shpejtë: 100 gramë djathë
Drekë: 100 gramë oriz, sallatë me lakër të freskët të përzier me një lugë gjelle lëng limoni dhe majdanoz
Darkë: 100 gramë mish të gatuar, një mollë
Para gjumit: Një gotë lëng molle, një rriskë tosti
E enjte
Mëngjes: Një gotë lëng ananasi, 60 gramë ananas
Diçka të shpejtë: Një gotë lëng ananasi, një rriskë tosti
Drekë: 100 gramë mish të gatuar, një pjesë të vogël djathtë dhe një portokall
Darkë: Dy patate të ziera, sallatë me karote dhe vaj
Mëngjes: Një gotë lëng ananasi dhe një rriskë tost
E premte
Mëngjes: Një gotë lëng molle dhe një tost të vogël
Diçka të shpejtë: Një mollë dhe një portokall
Drekë: 150 gramë fish të zier, dy karota të vogla të ziera
Darkë: Një tas me supë të perimeve dhe një copë e vogël bukë
Para gjumit: Një gotë lëng portokalli dhe një rriskë tost /Telegrafi/