Telegrafi

Dietat rigoroze ia dëmtuan organizmin Gigi Hadidit

Përveç karrierës së saj të suksesshme në modelim, Gigi Hadid ka treguar se ajo ka bashkëjetuar për një kohë të gjatë me një sëmundje shumë të vështirë, shkruan UsWeekly.

“Ky viti i fundit ka qenë një tmerr! Metabolizmi im ishte shkatërruar nga një çrregullim në tiroide”, ka treguar 21 vjeçarja.

Lexo po ashtu Gigi Hadid shpallet modelja e vitit (Foto)

“Kam shumë kohë që po marr mjekim dhe për sfilatën e Victoria Secret nuk mund të dobësohesha më shumë për shkak të ilaçeve, thjesht u mundova që të kisha muskujt në formën më të mirë”, është shprehur ajo.

Bukuroshja ka treguar se e vetmja mënyrë për të mbajtur një trup të mirë është stërvitja e vazhdueshme, sepse për sa u përket dietave drastike ato ta shkatërrojnë organizmin, transmeton KP.

Hadid ia vendos fajin pikërisht dietave për çrregullimin e saj dhe mendon se nuk duhet sakrifikuar deri në këtë pikë.