Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë nuk është mirë që të mbani dietë me regjim ushqimi me sasi të madhe proteinash.
Në një hulumtim është zbuluar se aftësia e pjellorisë është zvogëluar te minjtë të cilët kishin konsumuar ushqim me sasi të mëdha proteinash.
Rezultatet e këtij studimi ndoshta nuk janë identike te njerëzit, sepse minjtë kryesisht ushqehen me perime dhe nuk konsumojnë proteina, transmeton Telegrafi.
Femrat të cilat dëshirojnë të mbeten shtatzëna duhet të pranojnë rekomandimet e mjekut në lidhje me ushqyerjen, ndërkohë që ky ushqim duhet të jetë në baraspeshën e konsumimit të pemëve, perimeve, drithërave, mishit pa yndyrë dhe produkteve të qumështit.
Në vend të acidit folik duhet të marrin preparate multivitaminoze dhe ta shmangin alkoolin.
Femrat që dëshirojnë të mbeten shtatzënë dhe shtatzënat, nuk duhet të mbajnë dieta që kanë për qëllim dobësimin para se të konsultohen me mjekun. /Telegrafi/