Telegrafi

Dietat i takojnë së kaluarës: Ka arritur balona për dobësim (video)

Kjo pilulë me emrin Obalon është në shitje në Britani të Madhe, ndërkaq besojmë që së shpejti të arrijë edhe tek ne. Efekti zgjat vetëm nja dhjetë minuta. Duhet vetëm përpirë pilula e cila ka madhësinë e kapsulës standarde, ndërkaq brenda saj gjendet balona e fryrë.

Në vetë kapsulën gjendet një gyp i vogël. Pasi që të përpihet kapsula dhe të arrijë në lukth, balona nëpërmjet gypit fryhet deri në madhësinë e një molle. Mjeku e nxjerr jashtë, ndërkaq mbetjet e kapsulës vetvetiu do të treten në stomak. Balona e cila që nga ai moment gjendet në lukth krijon ndjenjën e ngopjes. Vetvetiu, njerëzit hanë më pak dhe fillojnë të humbin peshën trupore.

Pas një muaji, transmeton Telegrafi, pacientët të cilët e kanë të domosdoshme marrin balonën e re. Nëse humbja e kilogramëve të cilët duhet humbur është më e madhe, veprimi mund të përsëritet edhe një herë. Pas maksimalisht njëzet ditësh, balonat e fryrë hiqen në ambulancë.

Ekspertët konstatojnë që kjo metodë është e parrezikshme e cila vërtet ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt. /Telegrafi/