Site icon Telegrafi

Dietat e yjeve të ekranit

Beyonce është një nga VIP -at, që i kushton shumë rëndësi të ngrënit. Vetëm lëngje dhe shumë pak sheqer të hedhur në ujë. Lëngje si ai i limonit dhe spec djegës. Është kjo receta e hekurt e përdorur nga Beyonce për të humbur disa kilogramë brenda një jave.

Megan Fox është e bindur se uthulla e mjaltit është mënyra më e mirë për të pastruar organizmin. Ylli hollivudian e përdor çdo ditë për të qëndruar e dobët dhe më lëkurë shkëlqyese.

Ndërsa Katy Perry është e çmendur pas kërpudhave. Sipas yllit të pop-it amerikan konsumimi i kërpudhave një vakt në ditë, i mundëson të heqë kilet e tepërta dhe e mban në formë gjatë tureve të lodhshme që zhvillon nëpër botë.

Për Miranda Kerr, sekreti i bukurisë së saj qëndron te Vaji i arrës së kokosit. Modelja australiane e përdorë atë si për kozmetikë ashtu edhe në pjatë për t’i dhënë më shumë shije përbërësve ushqimorë.

Këto dieta janë funksionale natyrisht, por pyetja që shtojnë ekspertët është se a janë ato të padëmshme për shëndetin tonë?
 

Exit mobile version