Telegrafi

Dietat e grave shtatzëna rrezikojnë zemrën e fëmijës

Studimi ka përfshirë rreth 19 mijë gra në Amerikë, që janë pyetur rreth dietave të tyre gjatë shtatzënisë, transmeton BBC. Një dietë e shëndetshme është të ushqyerit më tepër me peshk të freskët, fruta, arra dhe perime.

Ekspertët kanë rekomanduar acidin folik, në mënyrë që të zvogëlohen defektet e tjera të lindjes, si “spina bifida” dhe vitamina D për shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve të fëmijës.

Në një studim të publikuar në “Archives of Diseases”, gjysma e grave kishin fëmijë me probleme të zemrës, ndërsa gjysma tjetër nuk kishte.

Kur hulumtuesit kanë krahasuar dietat e këtyre dy grupeve, dietat e shëndetshme të nënave kishin një ulje shumë të madhe të rrezikut në zemrën e fëmijëve të tyre.

Gratë shtatzëna në top 25 përqindëshin me dietë kualitative, kishin rrezik më të ulët që fëmija i tyre të ishte prekur nga defekte të zemrës, kurse 25 për qindëshi i nënave që nuk kishin marrë acid folik apo ishin duhanpirëse, fëmijët e tyre kishin më tepër probleme me zemër.

“Ky është një studim interesant që thekson rëndësinë e dietës që nga fillimi i jetës. Një dietë e shëndetshme para, gjatë dhe pas shtatzënisë mund të ketë përfitime të mëdha si për nënën ashtu edhe fëmijën, por e tërë dieta duhet të vihet në konsideratë, jo vetëm disa prej ushqimeve”, ka thënë Victoria Taylor, këshilltare e lartë e dietës në BHF.

Ajo më tutje ka shtuar: “Ushqimi i mirë nuk garanton shmangien e defekteve të zemrës, por është një faktor shumë i rëndësishëm që t’i motivojë gratë shtatzëna që të bëjnë një zgjedhje të shëndetshme”. /Telegrafi/