Telegrafi

Dieta zvogëlon masën e tumorit

Ndjeshmëria e tumoreve të caktuar në zvogëlimin e konsumimit të ushqimit, varet nga aktivizimi i enzimës fosfoinozitol-3-kinazës,e cila ka rol të rëndësishëm në përhapjen e qelizave tumorale. Nëse kjo enzimë aktivizohet, atëherë pengohet zvogëlimi i masës tumorale.

Autorët e studimit pohojnë se me anë të modulimit të aktivizimit të kësaj enzime, është e mundur që edhe tumori rezistent ndaj kufizimit të ushqimit të shndërrohet në tumor të ndjeshëm, masa e të cilit zvogëlohet duke zvogëluar konsumimin e ushqimit.