DIETA E PARË TREDITORE
Që ushqimi të jetë më i shijshëm, mund t’i shtoni erëza, kripë, biber, limon uthull, salcë soje, senf dhe keçap.
Dita e parë
Mëngjesi: Kafe ose çaj, gjysmë grejpfruti, tost me një lugë gjalpë kikirikësh
Dreka: 50 g tuna, tost, kafe të zezë me pak sheqer
Darka: 100g mish joyndyror, 100 g bizele, 100 g karota, 1 mollë
Dita e dytë
Mëngjesi: Kafe e zezë ose çaj me pak sheqer, ve, gjysmë banane, tost
Dreka: 100g djathë të freskët ose tuna, 8 biskota të thata
Darka: 100 g mish pa yndyrë, 100 g brokoli ose spinaq, 50 g karota, banane
Dita e tretë
Mëngjesi: Kafe ose çaj, 5 biskota të kripura, 30 g djathë, mollë
Dreka: Vezë të ziera, tost, kafe të zezë ose çaj me pak sheqer
Darka: 100 g tuna, 100 g karota, 100 g lulelakër, 100 g pjepër
DIETA E DYTË TREDITORE
Dita e parë
Lëngje, çaje, ujë
Në vend të ushqimit, gjatë ditës pini 2 litra lëng pemësh, 1 litër çaj bimor pa sheqer dhe 1 litër ujë mineral. Sheqeri nga lëngu i pemëve do t’u mbajë të ngopur dhe do të pengojë sulmet e urisë.
Dita e dytë
Pemë dhe perime
Në vend të ushqimeve të përgatitura, hani 2 kg pemë dhe perime (brokoli, molla, sallatë të gjelbër…). Perimet mund t’i zieni dhe t’i përgatitni.
Dita e tretë
Oriz
Orizi i kaftë do t’u ngopë, ndërsa mund të shërbejë edhe orizi i bardhë. Sasia ditore të mos kalojë më shumë se 200 g oriz. Mund t’i shtoni erëza, kripë, piper, limon, uthull, salcë soje, senf dhe keçap. /Telegrafi/