Telegrafi

Dieta sekrete e pabesueshme e Cristiano Ronaldos

 Futbollisti 31 vjeçar i cili po përjeton sipas shumë ekspertëve vitet e fundit të karrierës në top formë, duket se nuk do të dorëzohet aq lehtë nga maja e futbollit.

Sipas një raporti në katalanasen Sport, shkruan Telegrafi, futbollisti portugez ka një dietë të veçantë.

Kjo dietë është e kombinuar me ushtrime fizike në palestër që nuk e bëjnë ndërtimin e muskulaturës.

Madje, secilin vit Ronaldo ka synim të humbë nga një kilogram, në mënyrë që të mbajë shpejtësinë e tij në terren, duke zvogëluar muskulaturën e trupit të tij.

Ronaldo konsiderohet futbollisti më i kompletuar në botë, sidomos për aspektin fizik. /Telegrafi/