Ushqimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në potencialin e spermës. Kërkimet tregojnë që zakoni i ushqimit të varfër dhe konsumimi i rregullt i alkoolit mund të ulin cilësinë dhe sasinë e spermës.
Dhe, meqenëse infertiliteti është një çështje që i përket si grave ashtu edhe burrave- 40 % të problemeve të infertilitetit gjenden tek burrat- të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme do të thotë të rrisësh shanset për lindjen e një fëmije.
Mbetja shtatzënë nuk është arsyeja e vetme për të ndjekur një dietë. Kërkimet tregojnë se burrat që konsumojnë 2 pije në ditë, një muaj para se të zihet fëmija, lindin fëmijë me peshë më të vogël se fëmijët e tjerë, me një mesatare prej 650 gr më pak. Nënpesha e fëmijës është një kusht mjekësor që ndikon shëndetin dhe sjelljen e fëmijës për gjatë gjithë jetës së tij.
Cilat ushqime janë më të rëndësishme?
Dieta juaj duhet të jetë e balancuar, e shumëllojshme dhe ushqyese ashtu siç është dhe dieta e partneres tuaj. Si baballarë të ardhshëm duhet të konsumoni:
• Ushqime të pasura me vitaminë C dhe oksidantë: Ato ndihmojnë në parandalimin e defekteve të spermës dhe në lëvizshmërinë e saj. Konsumoni lëng portokalli çdo ditë. Merrni të paktën 60 mg vitaminë në ditë- 100mg nëse pini duhan.
• Merrni më shumë zink në dietën tuaj. Disa studime tregojnë se mungesa e zinkut qoftë edhe për një periudhë të shkurtër mund të ulë nivelin e testosteronit. Burim i shkëlqyer i 15 mg zink që ju duhen në ditë janë produktet si mishi i kuq-bifteku, fasulet dhe mishi i errët i pulës. Nëse i konsumoni këto në tre vaktet e ditës ju keni marrë sasinë e domosdoshme të zinkut.
• Mbushuni me acid folik. Studimet sugjerojnë se burrat me një nivel të ulët të vitaminës B kanë sasi të ulët të spermës. Ju mund të merrni sasinë e nevojshme (400 mikrogram në ditë) nga cerealet e mëngjesit, perimet jeshile dhe lëngu i portokallit.
Sigurisht që mund të ndihmoheni nga multivitaminat dhe acidi folik në formë tablete.
• Rrisni sasinë e kalciumit dhe të vitaminës D. Kërkimet për infertilitetin tregojnë se konsumimi i 1,000 mg kalcium dhe 10 mikrogram vitaminë D çdo ditë mund të ndihmojë në fertilitetin e burrave. Burime të kalciumit janë qumështi dhe kosi. Po ashtu, qumështi dhe Salmoni janë të pasura me vitaminë D.
• Ndërprisni alkoolin. Ndërsa konsumimi i një pije për raste të veçanta konsiderohet jo i dëmshëm, studimet tregojnë që konsumimi i përditshëm i verës, birrës apo pijeve të tjera të forta mund të ulin nivelin e testosteronit dhe të rrisin numrin e spermës jo normale. /Telegrafi/