Këto regjime ushqimi janë treguar si të efektshme për shumicën e manekineve më të suksesshme…
Pra, të konstatojmë atë që është e qartë që në fillim: për t’u dukur dikush ashtu siç duken manekinet, patjetër duhet të kenë shumë fat dhe predispozita gjenetike.
Megjithatë, edhe me gjithë këta faktorë, manekinet punojnë çdo gjë në mënyrë që të mbajnë peshën e trupit dhe dukjen fizike, transmeton Telegrafi.
Ja se si ushqeheni disa prej manekineve të cilave të gjithë ua kemi lakmi:
1. Gisele Bündchen – ushqimi e ka bazën te bimët
Dieta e saj përbëhet nga 80% perime, kokrra të plota drithërash, kinoa, si edhe mishi i freskët p.sh. ramstek, pata të vogla dhe salmon. Gisele nuk ha miell, sheqer, kripë, nuk fut në organizëm kafeinë, ndërkaq pemët i redukton në minimum.
2. Lily Aldridge – “Sakara” – dërgesa të racioneve të dietave
Brendi “Sakara” është shumë i popullarizuar. Mos humbni kohë duke blerë, grirë, larë, qëruar, përgatitur – të gjitha ju dërgohen në derë. “Sakara” dërgon peshk të freskët, kafjall vegjetarian, dreka, darka dhe pije.
3. Caroline Murphy – Dietë alkale
Dieta alkale përbëhet nga shumë pemë, perime dhe pemë arrore, mirëpo duhet shmangur mishin, peshkun, produktet e qumështit, vezët dhe alkoolin.
4. Miranda Kerr – Dieta sipas grupit të gjakut
Kjo dietë është e bazuar në përdorimin e llojllojshëm të ushqimeve, varësisht nga grupi i gjakut. Grupi i gjakut i Miranda Kerrit është A, kështu që ushqimi i saj bazohet mjaft në perime dhe fibra.
5. Brigitte Malcolm – Ushqimi vegan
Brigid eMalcolm nuk ha mish as kurrfarë ushqimi me prejardhje shtazore. Ha kryesisht pemë dhe perime dhe kokrra të shëndetshme.
/Telegrafi/