Telegrafi

Dieta kundër hipertensionit, parandalon gurët në veshka

Dieta kundër hipertensionit është e pasur me fruta, perime, arra e bulmet, dhe përmban pak mish dhe pak pije të ëmbla. Të dhënat e mëparshme kanë treguar se kjo lloj diete ndihmon në uljen e tensionit, ndërsa studimi i tanishëm tregon se ky kombinim ushqimesh mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga gurët në veshka. Guri i veshkave është një grumbull grimcash kristalore dhe i shkaktojnë pacientit dhimbje mjaft të mëdha.

Në studim morën pjesë mbi 3.400 persona me dhe pa histori gurësh në veshka. Gjatë studimit u vu re se megjithëse të gjithë pjesëmarrësit kishin pirë të njëjtën sasi lëngjesh, ata që ndoqën dietën kundër hipertensionit, urinuan më shumë dhe kishin më shumë përqendrime citrati. Citrati është një lloj kripe që parandalon formimin e gurëve në veshka. Autorët e studimit mendojnë se shkalla e ulët e gurëve në veshka mund të jetë rrjedhojë e dietës kundër hipertensionit. Ushqimet e kësaj diete kanë përmbajtje të lartë uji. /VoA/Telegrafi/