Site icon Telegrafi

Dieta, “dhuratë speciale” nga diktatori, ushtarët e Koresë së Veriut i “kap barku”! (Foto)

Disa roje kufitare të Koresë së Veriut janë ballafaquar me një diarre, pas konsumimit të një diete të veçantë të urdhëruar nga lideri i vendit, Kim Jong-un, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kim thuhet se ka lëshuar një urdhër për ushqim me cilësi të mirë për ushtarët, pas marrjes së ankesave për mungesa ushqimore.

“Nën urdhrin e Kim Jong-un, forcat e armatosura të popullit të Koresë së Veriut rritën furnizimin e materialeve për të përmirësuar dietën e ushtarëve të rojës kufitare”, ka thënë një burim nga Provinca Hamgyongu Verior, medieve të huaja.

Krahina është vendosur në afërsi të kufirit me Kinën.

Burimi ka shtuar se të gjithë ushtarët, nga një njësi e rojeve kufitare, të cilët kanë konsumuar furnizimin e ri ushqimor, janë duke vuajtur nga diarreja.

Koreja e Veriut u përball me përmbytje të rënda, sidomos Provinca Hamgyong, pasi Tajfuni Lionrock goditi vendin në fund të gushtit.

Zyrtarët që vizituan zonat e përmbytura e kishin informuar liderin se ushtarët nuk po merrnin një dietë të papërshtatshme, përcjell Telegrafi.

Në përgjigje të kërkesave, Kim ka urdhëruar forcat e ushtrisë që të “përgatisin ushqim për rojet e kufirit në mënyrë që ata të mos u kishin zili rojeve kineze të kufirit”.

Përmirësimi i furnizimit me ushqim kishte filluar nga 1 dhjetori, por disa nga furnizimet janë gjetur të jenë të kontaminuara me “pluhur hekuri” dhe rërë, ka thënë një burim tjetër – gjithashtu me një erë të çuditshme. /Telegrafi/

Exit mobile version