Site icon Telegrafi

Dieta Brokoli: Dobësoheni së paku 3 kilogramë brenda 10 ditëve

142547009

Dieta e brokoli është hiti më i ri, sepse kjo bimë përmban dyfish më shumë vitaminë A dhe C se portokalli dhe përveç kësaj është e mbushur me fibra, acid folik, magnez, kalcium, mangan, hekur, zink, kalium dhe selen…

Përveç kësaj brokoli është perime e cila ka koncentrimin më të madh të materieve antikancerogjene, transmeton Telegrafi.

Që kjo gjë të jetë edhe më mirë, një filxhan me brokoli ka vetëm 44 kalori, besoni apo jo. Prandaj nuk çudit që kanë krijuar dietën e bazuar pikërisht në brokoli, e cila do duhej t’u ndihmonte që për vetëm dhjetë ditë të humbni madje tetë kilogramë.

Sigurisht, për të mos dehidruar duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë, dhe përveç kësaj mund të pimë edhe çaj pa sheqer, ndërsa kafe më së shumti dy herë në ditë. Kyçe është që të arrini ta mbani gjashtë ditët e para, dhe nëse keni sukses rezultatet maksimale do t’i arrini nëse qëndroni në dietë edhe katër ditë, por ky është maksimumi.

Përveç bronkolit në meny janë edhe peshku, pula, mishi i payndyrshëm i lopës, buka e thekrës, vaji i ullirit, domatet, specat dhe jogurti ose qumështi i payndyrshëm. Kripën mund ta përdorni në sasi shumë të kufizuara ndërsa si messhujtë zgjidhni pemët.

Ja si e kanë paramenduar nutricionistët:

Dita e parë dhe e dytë 

Kafjalli: 200 g brokoli, 50 g bukë thekre, një filxhan qumësht ose jogurt pa yndyrë;
Dreka: 250 ml supë e payndyrshme pule, 150 g mish pulë, 150 gr brokoli të zier;
Darka: 250 g brokoli me hudhër dhe pak vaj ulliri, dy karota (mund të jenë të pagatuara ose të ziera në avull).

Dita e tretë dhe e katërt

Kafjalli: 200 g brokoli dhe një spec – i pagatuar ose i gatuar në vaj ulliri me hudhër;
Dreka: 100g tuna ose pulë e zier, 150 g brokoli – e zier në avull gatuar në vaj ulliri dhe qepë, dy domate me madhësi mesatare;
Darka: njëjtë si kafjalli.

Dita e pestë dhe e gjashtë

Kafjalli: 100 g proshutë pa yndyrë (sipas mundësisë e pulës ose gjeldetit), 100 g brokoli të pagatuar ose zier në avull, 1 jogurt i payndyrshëm);
Dreka: 200g brokoli të pagatuar ose zier në avull, 100 g djathë lope pa yndyrë, 1 copë bukë e thekrës;
Darka: 150 g mish lope ose viçi i payndyrshëm i zier ose pjekur, 150 g brokoli, të pazier ose zier në avull.

Në rast se përcaktoheni për dietën dhjetëditore, përsëritni katër ditët e para.

Ky plan afatshkurtër i ushqyerjes ka shumë më shumë anë pozitive dhe kjo është me të vërtetë dietë e shkëlqyeshme detoksikimi, e cila në veçanti u rekomandohet duhanpirësve për pastrimin e organizmit nga nikotina dhe toksina tjera nga cigaret.

Brokoli është burim i shkëlqyeshëm i acidit folik, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e femrave. /Telegrafi/

Exit mobile version