Site icon Telegrafi

Dieta 20 ditore “Howard Hay”

Lul Blaka
www.lifestylenews.al

Disa nuk përputhen me orarin tuaj, disa ju bëjnë të hani ushqime që nuk ju pëlqejnë, disa mund të ju shkaktojnë probleme shëndetësore, e një numër i madh dietash nuk janë as funksionale.

Dieta “Howard Hay” është nga dietat më të vjetra ushqimore, që përdoret ende nga shumë njerëz në mbarë rruzullin. Është dietë shumë funksionale që bazohet në 3 rregulla të thjeshta. Doktor Wiliam Howard Hay, ka zbuluar që para 90 vitesh, se ushqimet ndahen në tri kategori sa i përket pH-së së tyre: ushqime alkaline, acidike dhe neutrale.

1. Ushqimet alkaline, janë ushqimet e pasura me proteina. Në këtë kategori janë mishi, peshku, produktet e qumështit e të tjera.
2. Ushqimet acidike janë ushqimet e pasura me karbohidrate. Këtu bëjnë pjesë nishesteja, orizi, drithërat, patatja e të tjera.
3. Ushqimet neutrale ku bëjnë pjesë frutat, perimet e të ngjashme.

Dieta “Howard Hay”, është më mirë të themi shprehi jetësore e ushqimit. Këtu pretendohet se nëse i kombinojmë mirë 3 llojet e ushqimit, do të jemi të shëndetshëm si dhe do humbasim peshë.Rregulli kryesor i kësaj diete është kombinimi i ushqimeve alkaline dhe neutrale, apo kombinimi i ushqimeve acidike dhe neutrale, brenda një ushqimi. Kurrë nuk bën të kombinohen brenda një shujte ushqimet alkaline dhe acidike.
Rregull tjetër i kësaj diete, është të ushqyerit 3 herë në ditë, me të paktën 4 orë diferencë mes shujtash.

Dieta 20 ditore
Bazuar në teorinë e Howard Hay, ne do ju sjellim një dietë, për ata që dëshirojnë të humbasin mbi 8 kilogram në kohë shumë të shkurtër.

Rregullat kryesore:
– Mund të hani sa herë keni dëshirë dhe në sasi të pakufizuar (por vetëm ushqimet që parashihen)
– Asnjë pije me sheqer nuk lejohet (kafja e çaji pihen pa sheqer)
– Rekomandohet të merrni në barnatore Multivitamina

Regjimi i ushqimit:
Dita e parë: Makarona, djathë i bardhe
Dita e dytë: Oriz, djathë i bardhë
Ditët 3, 4, 5: Qofte, Sallate mikse (jeshile, domate, kastravecë, qepë, vaj ulliri)
Ditët 6, 7, 8: Biftek viçi i pjekur, sallatë mikse
Ditët 9, 10: Pulë e pjekur, sallatë mikse
Ditët 11, 12: Patate te skuqura, perime te ziera, djathë të bardhë
Ditët 13, 14: Biftek viçi i pjekur, sallatë mikse
Ditët 15, 16: Të gjitha frutat (përveç rrushit dhe fiqit)
Ditët 17, 18: Sallatë mikse
Ditët 19, 20: Oriz, kos
/Telegrafi/
 

Exit mobile version