Telegrafi

Diesel: xhaketa për një femër ‘cool’

Xhaketat janë ideale për vjeshtë, prandaj në kabinën tuaj të veshjes duhet ta keni së paku një! Praktike dhe elegante, xhaketat përshtaten shkëlqyeshëm me çdo kombinim.

Çdo femër do të donte një xhaketë që i nxjerr në pah siluetën dhe e bën të duket më e hollë. Por e rëndësishme është që të bësh kujdes me përmasat.

Duhet të gjesh një xhaketë në proporcion me gjatësinë tënde. Mëngët duhet të jenë të gjata. Mund të zgjedhësh edhe materiale me dizajn plot fantazi. Ose për shembull mund të zgjedhësh një model me brez dhe me mëngë të gjera e të gufuara, në mënyrë që të shmangësh një stil paksa të ashpër.

T’i hedhim një shikim xhaketave nga koleksioni i ri Diesel për sezonin vjeshtë/dimër 2010/2011. /Telegrafi/