Telegrafi

Diesel nuk e harron mikun e tij të ndjerë (Foto)

Vin Diesel i ka kushtuar edhe një mesazh prekës mikut të tij të ndjerë, Paul Walker.

Ylli hollivudian, i cili është në xhirime të filmit “Fast & Furious 8”, vazhdimisht e kujton kolegun e tij përmes rrjeteve sociale dhe tani ka bërë një postim të ngjashëm.

“Shumë nga anëtarët e ekipit që kemi punuar në disa filmat e mëhershëm ‘Fast’ janë këtu për të ndihmuar që të bëjmë diçka speciale”.

“Një nga ta në fund të javës erdhi dhe më tha: ‘Ajo që po incizojmë në film është e shkëlqyeshme…’ dhe më pas më shikoi e shtoi: ‘Paul do të ishte krenar’”, ka shkruar Diesel.

Filmi i radhës i kësaj serie do ta ketë premierën më 14 prill 2017.

Kujtojmë që Walker ndërroi jetë më 30 nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik.