Site icon Telegrafi

Diellza Krasniqi publikon koleksionin e ri (Foto)

Koleksioni i ri nga Diellza Krasniqi, e njohur me firmën “Dejzi’s Dresses” titullohet po si vetë ndjesia që të jep, “Pralla”.

“Pralla” ka gjithsej shtatë fustane, punim dore, të cilët Diellza i ka realizuar në një periudhë kohore prej katër muajsh.

“Fustanet janë glamuroze dhe për raste më specifike. Janë ngjyra të ndryshme që i përshtaten secilës femër. Kam luajtur me ngjyra për t`iu përshtatur konceptit të koleksionit, i cili në dukje e bën secilën femër të ndihet rehat dhe bukur” tregon Diellza për Telegrafin.

“Dejzi’s Dresses” ka nisur nga një vajzë e cila prej një makine të vogël qepje që e përdorte së bashku me nënën e saj, e cila vetë ka qepur qysh e vogël dhe prej së cilës ka marrë plot mësime në këtë profesion, është kthyer në një vajzë kreative që sot ka edhe atelienë e saj me po këto fustane.

Fotografitë që prezantojnë këtë koleksion janë realizuar nga fotografi Veton Osmani./Telegrafi/.

0eca8b12-1c13-4882-8055-5ca101f33806 1b1c9d1c-4767-45bd-8c22-e8384bacd742 1bf84bb9-927e-483a-9bf2-e3da8d579589

Exit mobile version