Telegrafi

Diellza Kolgeci realizon fotosesion të veçantë në shtatzëni, pozon për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

Bukuroshja Diellza Kolgeci po shijon pritjen e ëmbël të shtatzënisë.

Ajo dhe partneri i saj, basketbollisti Fisnik Rugova, pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja kanë bërë të ditur edhe gjininë e foshnjës që është vajzë.

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

Diellza së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik shumë të veçantë, në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ajo për herë të parë ka pozuar me barkun e rrumbullakosur në disa veshje të ndryshme, duke promovuar kreacione interesante të stilistes Besë.

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

Këto fotografi, bukuroshja i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, ku ka marrë pëlqime dhe urime të shumta nga ndjekësit.

“Tash e disa muaj Teshavesha është duke u punuar ne kete linje ku nga kuadri i ofrimit të shërbimeve tash po zgjerohet edhe në industrinë e prodhimtarisë duke lansuar linjën e rrobave të grave shtatëzëna, bashkpunim ky i ngushtë me kreatoren e modës nga Nju Jork-u, Besë. Fondet e mbledhura nga shitja e këtij koleksioni do të financojnë programet të cilat ndihmojnë në përmisimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, si: blerja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i sistemit të referimit neonatal dhe zhvillimi i qendrave informuese për shëndetin e gruas “Klasat për Nëna”, ka shkruar Diellza Kolgeci në Facebook. /Telegrafi/

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

 

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

 

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

 

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook