Telegrafi

Diellza Kolgeci për kryetarin e ri të Prishtinës: Nëse punon me zemër e mendje për popull mund të jesh Justin Trudeau i Kosovës

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës u zgjodh kryetari i ri i Prishtinës.

Pas fitores së Ramës, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta duke i uruar fat dhe suksese në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Një të tillë e ka bërë së fundmi edhe aktorja e modelja shqiptare, Diellza Kolgeci, në një postim të ndarë në InstaStory.

Përparim Rama (Foto: Telegrafi)

Ajo ka publikuar një imazh me bashkëshortin e saj, basketbollistin Fisnik Rugova, përkrah kryetarit të ri tashmë të Prishtinës.

Lexo po ashtu Kush është Kristale Ivezaj-Rama, Zonja e Parë e kryeqytetit

“Nëse punon me zemër e mendje për popull Përparim mundesh me qenë Justin Trudeau i Kosovës”, kanë qenë fjalët e Kolgecit.

Diellza Kolgeci, Fisnik Rugova dhe Përparim Rama (Foto: Facebook)

Diellza e ka krahasuar me kryeministrin kanadez nga Partia Liberale, Justin Trudeau.

Rama theksojmë se mori 40,659 vota ose 51,07% të totalit të votave, duke lënë mbrapa kandidatin e LVV-së, Arben Vitia i cili mori 38,958 vota apo 48,93%. /Telegrafi/

Përparim Rama (Foto: Telegrafi)