Telegrafi

Diellza Kolgeci nuk e konsumon mishin e kafshëve

Diellza Kolgeci është një ndër personazhet më të dashura të publikut, kjo pasi ajo ka qenë aktive kudo: në aktrim, muzikë, modeling, prezantim madje edhe politikë.

Të gjitha këto aktivitete dhe talente i kanë dhuruar asaj titullin e një “Showgirl” prej vërteti.

Ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e 38-të, gjersa së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “NIN”, për të rrëfyer rreth jetës dhe karrierës së saj.

Një fakt interesant që mbase fansat nuk e kanë ditur, ajo e zbuloi sot, ku tregoi se i do shumë kafshët, dhe ka vite që nuk konsumon mishin e tyre.

Por, ajo nuk mund të quhet vegjetariane, pasi konsumon peshqit, ndaj dhe hyn në grupin e peshkatarianëve, të cilët prej gjallesave konsumojnë vetëm peshkun.

Ajo është shquar gjithmonë për bukurinë dhe vitalitetin e saj, gjersa duket se të ushqyerit e shëndetshëm është një faktor i rëndësishëm që e ndihmon atë të jetë gjithnjë në top formë. /Telegrafi/