Bukuroshja e njohur, Diellza Kolgeci, ka vendosur që të shkruajë një status në rrjetin social Facebook, duke treguar se shpreson që Kosova kësaj radhe do të marrë vërtet një drejtim për të mirë.
Ajo shkruan se ka mundur të jetojë në New York, madje edhe ta lind vajzën atje, por që e ka braktisur atë vend me shpresën se një ditë në vendlindjen e saj do të rregullohen gjërat.
Të qenurit nënë – epitet ky i cili iu dha këtë vit, duket se i ka hapur edhe më shumë rrugët e ndjeshmërisë modeles, aktores e dikur edhe ish-këngëtares Kolgeci.
Ajo shkruan se dëshiron më të mirën për vajzën e saj, Helenën, në të ardhmen, duke shpresuar që në shkollën që ajo do t’i vijojë mësimet, fëmijët e klasës do t’i krenohen që janë fëmijë të njerëzve të ndershëm, e jo fëmijë kriminelësh.
“…jam kthy nga N.Y me shpresen qe ne Kosoven tone do te behet mire, cdo vit kam besuar dhe shpresuar. Sa e sa here ne shoqeri eshte fol me negativizem per jeten ne Kosove e une cdo here kam qene ajo qe kam shpresuar qe do te behet mire dhe se ne duhet te kontribojme, te punojme e te jetojme ne Kosoven tone.
Tani prej se jam bere nene, prioriteti im eshte Helena ime andaj me shume se kurre po shpresoj qe kete here vertet Kosova do te ndryshoje per te mire, dua qe Helena kur te rritet shoqe e shoket e saj te jane femije qe do te krenohen qe i kane prinderit arsimtar, mesues, profesor, mjek, puntor e njerez te ndershem, nuk dua qe Helenes time ti krenohen ne shkolle femijet e krimineleve….Si kurre me pare une shpresoj qe kete here do te ndryshoje per te mire situata ne Kosove dhe qe populli nuk do te ik me nga ky vend.
Kam pas mundesi qe Helenen ta lind ne N.Y dhe te jetoj atje por kjo shpresa ime e forte dhe dashuria e madhe qe kam per Kosoven me ka be qe te besoj qe une dhe gjithe te tjeret duhet te jetojm ne Kosove. Kete here si KURRE me pare dua qe ky ndryshim te mos na deshperoje”, ka shkruar Diellza Kolgeci në Facebook. /Telegrafi/