Telegrafi

Diellza Kolgeci feston ditëlindjen e 42-të, vazhdon të mahnitë me bukurinë dhe vitalitetin e saj

Diellza Kolgeci (Foto: Albi Cocaj)

Bukuroshja e njohur, Diellza Kolgeci, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 42-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Diellza në këtë ditëlindje rishpërndau një postim në rrjetin social Facebook, të bërë pesë vite më parë në këtë datë.

Diellza Kolgeci (Foto: Endrit Hoti)

Ajo kishte publikuar plot fotografi të ndryshme nga fëmijëria, duke kujtuar ndër të tjerash edhe lidhjen e fortë që kishte me të atin e saj, Remzi Kolgecin.

Sot pas pesë vitesh, Diellza thotë se nuk i heq asnjë pikë e presje atij postimi të pesë viteve më parë, por thjeshtë është përmbushur më shumë me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Helena Rela.

“Pesë vite që kur e kam shkrua këtë, urime për MUA… Sot 42, nuk kam ndryshuar në brendësi vetëm se jam e përmbushur sepse jam nëna e Helenës. Ju faleminderit të gjithëve për urimet, fjalët e ëmbla. Ju dua”, ka shkruar Diellza në Facebook.

Përndryshe, bukuroshja e njohur jeton së bashku me vajzën dhe partnerin e saj, Fisnik Rugova, në Prishtinë, teksa vazhdon të mbetet njëra ndër femrat më atraktive shqiptare, e cila duket vitale dhe e freskët edhe pas kaq vitesh nga shpallja e saj “Miss”. /Telegrafi/

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook