Bukuroshja Diellza Kolgeci, është duke u pregaditur që shumë shpejt të nisë xhirimet e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”.
Ajo do të jetë edhe njëherë protagonistja kryesore e një prej filmave më të ndjekur shqiptar.
Mirëpo së fundmi, Diellza ka treguar se nuk është shumë e kënaqur me zhvillimet në vend. Ajo ka publikuar një status në Facebook, ku ka treguar se ndodhet në Bjeshkët e Nemuna, pikërisht në pikën kufitare, për të cilën po diskutohet për Demarkacionin me Malin e Zi
Diellza ka thënë se nuk po ndjehet mirë, gjersa sheh që ka “dalë” në shtetin fiqnjë.
“Sipas demarkacionit une jam ne pjesen e Montenegros, per disa kjo ndarje nuk eshte shqetesuese”, janë fjalët e Diellzës. /Telegrafi/